Ekuadori pritet të bëjë sot të ditur nëse do ti ofrojë azil politik themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh apo jo.
Asanzhi është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga 19 qershori, për tiu shmangur ekstradimit të tij në Suedi, ku do të përballej me akuzat për ngacmim seksual.
Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, tha një ditë më parë se, Britania ka kërcënuar me bastisjen e ambasadës për ta arrestuar Asanzhin.
Autoritetet britanike nuk kanë komentuar këtë deklaratë, por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Britania është e vendosur për ta ekstraduar Asanzhin për në Suedi.
Asanzhi dhe mbështetësit e tij druajnë se pas ekstradimit në shtetin suedez, ai do të dërgohet për në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për publikimin e mijëra informatave dhe dokumenteve sekrete të Uashingtonit zyrtar.
16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Ekuadori vendos sot për fatin e Julian Asanzh burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip