Pas vrasjes mafioze të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti në zonën e Tiranës së Re, zv.ministri i Brendshëm Besford Llamallari është detyruar ti përgjigjet pyetjes së gazetares së kronikës, Klodiana Lala, se pse i riu nuk ishte mbajtur në vëzhgim si kontingjent kriminal pas vrasjes së babait të tij.


Llamalari u shpreh se nuk merret me detaje investigative dhe kjo përgjigje e tij prodhoi një debat të nxehtë me Lalën në studion e emisionit Dritare në Neës24.


Besfort Llamallari: Për rastin konkret nuk do ishte aspak korrekte të shprehem . Por, ka dy elemente që zbulojnë punën e policisë. Ka shumë raste të tjera, mbi të gjithë informacionet që vijnë nga publiku që e ndihmojnë policinë. Është rritur në mënyrë eksponenciale raportimet pranë komisariatit digjital, gjë që ka çuar në më shumë urdhra mbrojtës.


Klodiana Lala: A e kishte në survejim policia për shkak të aktivitetit në biznes. A ishte 26-vjeçari kontingjent i Policisë së Shtetit dhe a mbahej në vëzhgim si eksponent kriminal. Besoj se e dini që bëhet fjalë për një krim mafioz.


Besfort Llamallari: Unë nuk jam shef i policisë as prokuror, por nëse do ja bënit këtë pyetje jam e sigurtë që kanë detyrimin ligjor të mos përgjigjen. Ne duhet të informojmë publikun të mos përhapim panik, do ishte e rëndë ndoshta ka ndodhur në të shkuarën që zv.ministri të merrej me detaje investigative. Nëse do ishim koleg do uleshim në kafe.