Nënvlerësim dhe injorim total të femrave e konsideron Lëvizja "Vetëvendosje" mosemërimin e asnjë femre në krye të ndonjë drejtorie komunale të Gjilanit.
Ç'është e vërteta, menjëherë pas zgjedhjeve, në Gjilan në krye të Asamblesë Komunale është zgjedhur një femër, Valentina Bunjaku-Rexhepi, sikurse që edhe Labinotë Demi-Murtezi ishte emëruar drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Mirëpo, kur kjo u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës, vendi i saj mbeti bosh dhe aty më nuk u zgjodh ndonjë femër.
Në këto rrethana, pra në mungesë të një femre në krye të ndonjë drejtorie komunale, Arjeta Rexhepi, këshilltare Komunale nga LVV-ja, ka shtruar pyetjen se sa është demokratike e përparimtare qeverisja në Gjilan... (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)