Finalizohet operacioni policor Sezoni, ku janë ndaluar tre shtetas, të cilët ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan. Arrestimet u kryen pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, ku bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhrit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht të shtetasit Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan; Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë dhe Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skënderbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Përrenjas.


Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët  për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare. Ndalimi i personave të sipërpërmendur u bë për kryerjen e veprës penale  Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Për arsye hetimi nuk bëhen me dije të tjera detaje. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)