Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit me akuzën e vjedhjes së banesave në këtë qark.

 


Edmond Hoxha 25- vjeç dhe Astrit Demarku 35- vjeç, nga Peqini u ndaluan nga forcat e rendit pasi dyshohen se kanë grabitur bizhuteri dhe sende të tjera në një shtëpi në fshatin Katesh të komunës Përparim.


Për veprën penale të vjedhjes u ndalua dhe Spartak Panxhi, 25- vjeç pasi akuzohet se grabiti pajisje elektroshtëpiake në familjen e Agim Vaskës.


Ndërkohë materialet në ngarkim të tre personave të arrestuar i kanë kaluar prokuorisë për hetime të mëtejshme.