Një 14-vjeçare është paplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.


Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vidhas, ku automjeti tip Ford me targa AA 048 GS që drejtohej nga shtetasi me inicialet E.E, 36 vjeç ka aksidentuar shtetasen E.T., 14 vjeçe në momentin që kjo e fundit po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.


E plagosura është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për tu pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit.


23 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)