Grupi hetimor në policinë e Elbasanit ka zbardhur zbardhja një sërë vjedhjesh të realizuara nga i njëjti person. 29-vjeçari Melser Jangulli është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Nata e fundit, i dyshuar për 6 vjedhje në 1 muaj, konkretisht ai dyshohet se:



  • Më datë 19.09.2018, në lagjen Qemal Stafa Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një agjendari në pronësi të shtetasit Xh.H.

    Më datë 08.09.2018, në lagjen Luigj Gurakuqi, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.

    Më datë 05.09.2018, në lagjen Syrja Dylgjeri, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kjoskë) në pronësi të shtetasit P. S.

    Më datë 05.09.2018, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kjoskë) në pronësi të shtetasit A. I.

    Më datë 03.09.2018, në lagjen 5 Maji Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H.F.,

    Më datë 13.08.2018, në lagjen Viserian Xhuvani, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura: unaza, varëse, byrzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuar.


Si dhe materialet që autori dyshohet se I ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike, një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale Vjedhja.


19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)