ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditen e sotme, në afërsi të komisariatit të policisë së Elbasanit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vatra e zjarrit është ngjitur me godinën e policisë së qytetit por, nuk përbën rrezik për të.

Mësohet se zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që edhe forcat e policisë janë mobilizuar për të shuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që në orët në vijim policija do të japë detaje për ngjarjen e ndodhur.
(e.m/BalkanWeb)