Shoqata e fuqishme e industrise automobilistike i ka kuptuar mesazhet e kohes. Si organizatore e panairit me te madh te automobileve ne bote kjo shoqate e ka vene ne qender te vemendjes temen e elektromobilitetit. Shansin e momentit e shfrytezojne edhe sipermarrje me emer te cilat nuk njihen fare si furnizuese per industrine automobilistike. Ketu ben pjese edhe koncerni i perbotshem Siemens


Per ne eshte natyrisht nje ngjarje e gezueshme qe perfaqesohemi per here te pare pas shume kohesh ne panairin e automobilave. Pasi ne vendosem para nje viti e gjysme qe te angazhohemi serish ne biznesin e furnizuesve te automobileve ketu ne tregojme per here te pare se cfare jemi ne gjendje te ofrojme ne plan te gjere per temen e automobileve elektrike....thote kryemenaxheri Michael Valentine-Urbschat nga Siemensi.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Roler me motor elektrik Jetflyere ne panairin e automobileve IAA. Zinxhiri i krijimit te vleres ne fokus te vecante


Radha e produkteve per te cilat eshte kompetent ai shtrihet qe nga teknika e motoreve elektrike160 dhe infrastruktura e ngarkeses deri te menaxhimi inteligjent i energjise dhe i qarkullimit deri ne prodhimin e energjive te riperteritshme.


Salla Kater ne territorin e Panairit te Frankfurtit i eshte kushtuar kete vit per here te pare zinxhirit te krijimit te vleres radhe se produkteve dhe sherbimeve qe kane te bejne me automobilin elektrik. Per kete njera nder pionieret e kesaj fushe gezohet vecanerisht firma me emrin anglisht German E-Cars tregoi qe ne panairin e fundit te automobileve ne vitin 2009 prototipin e nje automjeti elektrik. Nderkohe automjeti i prezantuar atehere mund te prodhohet ne seri dhe klientet jane te kenaqur thote kryetari i bordit te German E-Cars Frank Laaber


Ka njerez qe i bejne 100 km distance deri ne qendren e punes se tyre me kete automjet kane atje mundesi per ta ngarkuar serish baterine e automjetit dhe pastaj kthehen duke bere serish 100 km rruge. Ka edhe njerez qe per nente muaj kane pershkuar 20.000 kilometra. Pronari i automjetit na thote qe nuk kemi te bejme me fare me automjetin e dyte te familjes por nderkohe me automjetin kryesor sepse automjeti me benzine na duhet vetem kur kemi per te bere nje rruge shume te gjate.


Nje fuzion te tere sipermarrjes gjermanolindore perfaqeson inxhinjeri Friedrich Fahlberg nga Saksoni- Anhalti. Shoqaten ata e quajne ne anglisht Cluster- me kete kihet parasysh nje lloj rrjeti bashkepunimi.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtori ekzekutiv i Porsche-s Matthias Mueller prezanton modelin e ri 911 Carrera ne panairin e Frankfurtit IAA. Motoret elektrike - e ardhmja e transportit automobilistik


Nje cluster ne pjesen e mobilitetit te IAA-se do te thote se ketu jane mbledhur edhe furnizuesit dhe sipermarrjet e medha per te perpunuar ne format me te ndryshme temen e levizjes se njeriut ne te ardhmen. Njera forme mund te jete thjesht levizja me motore elektrike tjetra e gjithe tema e ndertimit te automjeteve te lehta.


Zemra e motorit elektrik eshte rezervuari i energjise akumulatori perkatesisht bateria. Ketu duhen investuar ende shume para. Ekspertet thone se duke prodhuar automjete ne numer te madh cmimi per akumulatorin do te bjere automatikisht. Njekohesisht duhen gjetur rruge me efektive dhe te leverdisshme prodhimi meqenese ende nuk ekziston nje treg masiv prodhimi per automobilet elektrike.


Autor Klaus Ulrich / Auron Dodi


Redaktoi E. Xhani


160