Shqipëria rinis në Norvegji të premten eliminatoret e kampionatit botëror dhe trajneri Xhani De Biazi fillon përgatitjet duke synuar suksesin. Në konferencën për shtyp në kryeqytet, italiani bëri një lojë fjalësh lidhur me objektivin duke mos refuzuar fitoren.
“A do të firmos për një barazim? Le ta shikojmë pas ndeshjes. Nëse humbasim, po, por jo nëse fitojmë”, tha De Biazi.
Shpresat janë që të paktën Basha të marrë lejen nga FIFA.
“E kemi thirrur Bashën për këtë gjë. Nëse i vjen leja nga FIFA, sot, nesër apo pasnesër, ai do të jetë gati për Norvegjinë. Sa për Valdet Ramën, ai nuk luan me Norvegjinë, por në miqësoren me Lituaninë”, u shpreh ai.
Norvegjia për De Biazin është cilësisht më lart sesa Shqipëria. Mjafton të bëhet një llogari.
De Biazi ka thirrur 25 lojtarë për Norvegjinë dhe Lituaninë, përfshi edhe Salihin. Kombëtarja shqiptare luan në Oslo më 22 mars, ndërsa ndeshja e mëpastajme është sërish me Norvegjinë më 7 qershor.