Shtypi sportive italian ka qenë shumë i ashpër me në titujt e sotëm pas eliminimit të të kaltërve nga Suedia në fazën play off të Botërorit. Për Gazzetta Dello Sport ky është: Fundi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh.


Edhe më kritik titulli i Corriere Dello Sport Të gjithë jashtë. Tutto Sport gjithashtu nuk kursehet ndaj kombëtares: Të gjithë në shtëpi.


Në Spanja As shkruan në ballinë: Italia nuk do të shkojë në Botëror. Ndërsa Marca: Një Botëror pa Italinë.


Bild Onlinë gjithashtu si lajm të parë ofron eliminimin e të kaltërve: Italia jashtë!


14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)