grida salianjiPartia Demokratike pas zgjedhjes së Lulzim Bashës, solli në drejtim disa figura të reja. Dikush mund ti quajë elitë, dikush njerëz të niveleve të dyta në qeverinë Berisha, të tjerë servila apo e ardhmja e PD-së.


Ajo që bie në sy nga ky grup njerëzish që Basha i ngriti në postë është fakti se shumica e tyre vegjetojnë në hije me paaftësinë e tyre, kaq të pazotë dhe të paaftë janë sa as vend midis opozitarëve nuk po zenë dot. Nuk po nderohen dhe respektohen, askush nuk i mer seriozisht, por në fakt ka edhe përjashtime.


Dibra është shembulli i një prove të vazhdueshme që erdhi pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015


Këto përjashtime vijnë ndoshta edhe për faj të mungesës së një ekipi elitar dhe ambicioz, por përjashtimet qëndrojnë.


Grida Duma është njëri përjashtim. Ajo megjithse u pa si ylli në shkëlqim, pësoi një disfatë katastrofike në Durrës, heshti pak muaj më pas u rikthye dhe të vazhdoi të dalë pa ndalim në foltoren e PD-së.


Megjithse së fundi ka bërë gafa që nuk i falen asnjë kalamani në politikë, Grida tashmë e ka zënë vendin e saj në PD. Ajo është imazh dhe zë i PD-së, ende nuk mund të jëtë në nivelet e Topallit apo Bregut, por ajo është elita politike e PD.


Me shpejtësinë që ka, dy koleget e saj demokrate do i duhen disa dekada, por kjo për Gridën tashmë ska rëndësi. Ajo do jetë e sigurt në listat e PD-së dhe në cdo zgjedhje kuvendi do jetë një nga më të votuarat.


Gridën e njohin të gjithë demokratët, por e kanë takuar disa në oborr kur ajo denjon tju japë dorën apo ata në Durrës, se askund tjetër ska qenë në takimë me strukturat e partisë, në ndryshim nga Topalli e cila njihte cdo sec të militantëve demokratë në Shqipëri. 


Ja që ka edhe kështu, elitë nga ekrani, me gafa si ajo për shkakrimin e gazetarëve, apo me shkrime ku në menyrë skandaloze Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në PD sulmonte shqiptarët. Këto skanë vlerë, ajo është në elitë thjesht nga sharmi i saj, apo sjellja si një grifshë politike. Me vlerë ose jo ajo tashmë e ka kapur pozicionin e saj.


Grida nuk shkoi në Dibër, por edhe të shkonte asgjë nuk ndryshonte. Edhe në zgjedhjet e 2017 kudo që të jetë do coje tek PD të njetën disfatë si në Durrës. Imazh që ka zënë vend dhe dështim i garantuar për të ardhen politike të PD-së.


Më tej një tjetër pesonazh që ka ngulur fort rrënjët e tij është simotra apo sivllau i Gridës, Ervin Salianji.


Salianji njësoj si Grida pati një disfatë, heshti pak kohë, por Basha e rivlerësoi edhe pse të rinjtë e FRPD refuzuan me neveri blerjen prej tij. Daljet e tij në parcel me drogë ishin lajm dite, megjithse kanabisi aty ku ishte Ervini ishte 40 cm ndërkohë që në këtë momentët duhet të jëtë mbi 1 m e 30. Këtë e vërtetuan fotot e Artan Hoxhës disa ditë përpara Salianjit. Pra dalja e tij në parcela të braktisura canabisi, ose të mbjella të miqve të tij, ose të pavlera për kultivuesit dhe policinë ishin lajm.


Ai ka peshë në PD, del në konferenca shtypi, shkon në denoncime, i shkon apo jo kush pas sot Salianji është përjashtimi i dytë në PD.


Ai së bashku me Dumën janë elita e re e Lulzim Bashës.


Janë elitë e re pasi shkëlqejnë edhe për faktin se të tjerët aty nxinë. Nxinë nga thashethemet, paaftësia mediokriteti që është pak më i ulët se elita e re.


Kështu shkruan gazetari Elvi Fundo, një njohës i vjetër i PD-së.


Ai ka analizuar situatën e PD-së dhe thotë se ajo është dëshpëruese.


Sipas tij, është pikërisht paaftësia e PD-së, ajo që çoi në një humbje të thellë në Dibër, pasi drejtuesit e kësaj aprtie janë të paaftë.


Më tej mund të përmendim një sekretar të dështuar organizimi që ka bërë lëmsh gjithë Shqipërinë, bashkë me Bashën apo vetë, prej 3 vjetësh PD nuk po mbyll dot zgjedhjet në parti. Dibra ishte një fakt. Nxjerr dhe vulos udhëzime qesharake që e kanë përcarë PD-në si të kenë grupe kundërshtae politike dhe jo pjesë e të njëjtës forcë.


Burimet njerëzore, drejtohen sa për të thënë, në fakt nuk ekzistojnë. Loja e sekretarit pinok është thjesht një karige në parlament. PD-ja për të është lopa që milet për interes.


Më tej ka jo pak personazhe të tjerë si kërmilli servil në postin e nen/kryetarit, Edmond Spaho që nuk është i pazoti kadillipër fushata dhe punë, por tani në prag pensioni qejfi i ka dhe një mandat, asgjë më shumë. Pastaj pleqeri të mbarë.


Me rradhë ka plot në departamente, pasionantë drejtues, megjithse disa prej tyre përpiqen të funksionojnë të tjerat kanë dalë në penson të parakohshëm ose nuk i shërbejnë askujt. Thjesht dhe vetëm emra dhe individë, ka edhe aty përjashtime por kur mendon se maksimumi I përjashtimit janë dy vendet e elitës si Grida dhe Ervini, PD-ja vërtet ka shumë, shumë problem.


Duma dhe Salianji kanë vendin e tyre të fituar me luftë por a mund të fitojë PD zgjedhjet me vendet e sigurta të këtyre dy pjeshkave dhe disa kungujve të tjerë të Rilindjes të PD-së. Vështirë dhe thuajse e pamundur. Por ka ende edhe pak kohë për Bashën dhe vetë demokratët që të krijojnë një elitë të vërtetë politike. Ka ende edhe pak kohë që Basha që marë kuaj të vërtetë për të tërhequr karrocën e opozitës drejt fitores, me kricë ngordhaqë  dhe pela këmbëthyera, vështirë se mund të tërhiqet karoca e opozitës. Dibra dha një sinjal të fortë, përgjegjësia fillon nga vetja pastaj sulmohet kundërshtari Rilindja e mazhorancës, që në fakt është e inkriminuar dhe korruptuar deri në qelizë, e mbyll shkrimin e tij për Citynews, Fundo.