E dashur Shqipëri. Kam qene gjithnjë kurioze dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi migruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne. Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin E dashur Shqipëri aktorja e famshme hollivudiane, por me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, një dokumentar që synon ta bëjë Shqipërinë një vend edhe më atraktiv për të huajt, raporton Vizion Plus. Dokumentari është një përmbledhje e udhëtimit të saj në Shqipëri, në disa qytete kryesore si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj. Ne të janë pasqyruar vizitat e saj në manastire, në plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë apo dreka me miqtë.