Futbollisti i Kombëtares shqiptare, mbrojtësi i njohur Elvin Beqiri të enjten ka përjetuar një nga ditët më të lumtura në jetën e tij. Shkodrani është bërë baba, teksa bashkëshortja e tij, Arba i ka "dhuruar" lojtarit të Metalurg Donjeck një vajzë, emrin e së cilës cifti ka vendosur ta thërasë Arela. Festa e familjes shqiptare eshte bere ne Ukrainen e larget, teksa Albania-sporti i dergon urimet me te mira Elvin Beqirit.