Jeton Selimi
Eshte befasia me e madhe dhe perben super goditjen ne kete merkato janari: Vllaznia ka marre sherbimet e Elvin Beqirit deri ne perfundim te sezonit, duke nenshkruar nje kontrate gjashte mujore me lojtarin e Kombetares kuqezi. Lajmin e konfirmon vete Beqiri, i cili shprehet i lumtur per rikthimin te dashuria e tij kuqeblu, ndonese do te jete perkohesisht.
Vllaznia ka dorezuar dje ne federate kartonin jeshil dhe kontraten e Elvin Beqirit, duke bere surprizen me te madhe te merkatos. Presidenti Valter Fushaj ka gjetur thuajse menjehere gjuhen e perbashket me lojtarin duke i rikthyer "Loro Boricit" nje nder idhujt e tij. Josa mund te ferkoje duart i kenaqur, me nje si Beqiri ne organike, gjithcka eshte me e lehte. Por cfare e detyroi Beqirin te rikthehej te Vllaznia? Lojtari nuk mban asgje te fshehte duke treguar se ishin konfliktet me trajnerin e Arsenalit te Kievit dhe demtimi ne kavilje, demtim te cilin shkodrani do ta kuroje gjate 10 diteve te ardhshme ne kliniken e ish-mjekut te ekipit Kombetar, Bulinger.
"Kam prishur kontraten me Arsenalin e Kievit sepse trajneri deklaroi qe drejtuesit e klubit i kishin blere nje lojtar qe nuk i nevojitej, sepse ate repart e kishte te kompletuar - tregon Beqiri -. Takova trajnerin dhe i kerkova shpjegime, por ai mbajti te njejtin qendrim, atehere, kerkova letrat e mia dhe ika. Pata oferta te ndryshme nga disa skuadra ukrainase apo edhe belge, por kam ende pak probleme me kaviljen, ndaj vendosa te qendroj disa muaj te Vllaznia. Keto dite do te shkoj ne Gjermani per nje tjeter fizioterapi te kaviljes, por pas dhjete ditesh do te jem ne dispozicion te trajnerit Josa dhe do te jap maksimumin per te ndihmuar Vllaznine time qe te arrije objektivat e saj", ka perfunduar deklaraten qendermbrojtesi kuqezi, Elbin Beqiri.