(ALBANIA SPORT) – Elvin Beqiri firmosi një vit me Khazar Lankaran të Azerbajxhanit, Premier League, aktualisht vendi i tretë pas fazës së parë, me 35 pikë.
Për ish-mbrojtësin e Vllaznisë u fol më parë për një pistë franceze, Grenoble, por mesa duket transferimi përmes menaxherit Erkand Sulejmani te Lankaran, vendi i tretë në kampionatin azerbajxhanas, ishte më i shpejtë në realizimin e tij.
Mbrojtësi 29-vjeçar i Kombëtares nuk pranoi rinovimin e kontratës me Vllazninë për shkak të kushteve financiare të ofruara nga presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj.
Gjatë merkatos dimërore Elvin Beqiri pati oferta nga Dinamo dhe Kastrioti, por ato nuk u realizuan.
Azerbajxhani është vendi i katërt i huaj për Beqirin, pasi më parë shkodrani ka luajtur edhe në Ukrainë, Izrael dhe Rusi.
Në Azerbajxhan luan edhe shkodrani tjetër, mbrojtësi Admir Teli, por ky i fundit aktivizohet prej dy vjetësh me FK Qarabağ.
Klubi azerbajxhanas Khazar Lankaran është themeluar në vitin 2004, por ka në palmarasin e tij, një kampionat (2006-2007) dhe dy kupa (2006-07, 2007-08).
Ekipet e Elvin Beqirit
1999–2003 Vllaznia Shkodër 83 (6)
2003–2005 Metalurh Donetsk 49 (0)
2005 Alania Vladikavkaz 7 (0)
2005–2006 Maccabi Tel Aviv 14 (0)
2006–2008 Metalurh Donetsk 11 (0)
2008–2008 Arsenal Kyiv 0 (0)
2008– 2010 Vllaznia Shkodër 30 (4)
Nga janar 2010 Khazar Lankaran
Klubi
Khazar Lankaran
Viti i themelimit: 2004
President: Mubariz Mansimov
Trajner: Agaselim Mirjavadov
2008-2009 Vendi i katrërt
Kampion: 2006-2007
Fitues kupe: 2006-07, 2007-08
Lojtaret e Khazar Lankaran
Diego Souza
Tomáš Ineman
Ruslan Poladov
Junior Osvaldo
Ivan Cvetkov
Ceyhun Sultanov
Allan LalÃn
Rahid Amirquliev
Ramazan Abbasov
Alim Qurbanov
Denis Calincov
Radomir Todorov
Nizami Hajiyev
Kamran Agaev
Mario Sergio
Zabit Safarov
Devran Ayhan
Ivan Pecha
Elvin Beqiri
Tihhon Šišov
RENDITJA AKTUALE
E KAMPIONATIT AZERBAJXHAN,
Premyer Liqasi
1 FC İnter Bakı 17 36
2 FK Qarabağ 17 35
3 FK Khazar Lankaran 17 35
4 PFC Neftçi 17 29
5 Simurq PFC 17 28
6 FK Bakı 17 28
7 FK Qäbälä 17 26
8 FK Olimpik Bakı 17 18
9 FK Muğan Salyan 17 14
10 PFK Turan Tovuz 17 13
11 FK Standard Bakı 17 9
12 FK Karvan Evlakh 17 7Burimi: Albania-sport.comE Premte, 22 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili