Javën e kaluar Shqiptarët për shqiptarët transmetuan historinë e Argitës, e cila vuan nga skolioza.


WhatsApp-Image-2020-05-22-at-22.25.07-1-649x450


8-vjeçarja iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë të rëndësishme ku iu vendosën implantet. Mjekët thanë se Argita u rehabilitua shumë shpejt nga ndërhyrja. Por ky operacion ishte vetëm fillimi i betejës për vajzën.


Më herët mjeku sqaroi se pas këtij operacioni mjeku sqaroi se vajza deri në moshën 12 vjeçare do i nënshtrohet çdo 6 muaj edhe disa mikrokirurgjive të tjera për mos ti ndalur procesin e zgjatjes së saj, pasi mosha e saj është delikate.


Në moshën 12 vjeçare ajo do të kryejë një operacion final për ti fiksuar përfundimisht shtyllën kurrizore. Pra në total 8-vjeçarja duhet të kryejë 10 operacione. Kostoja e gjithë operacioneve mund të shkojë deri në 35.000 euro.


Pas operacionit të parë pamja e Argitës ka ndryshuar ndërsa ajo lëviz në dhomën e saj të spitalit ku është bërë gati për tu kthyer në shtëpi. Elvisi nuk mund ta linte vogëlushen të kthehej në banesën e saj pa e vizituar.


Mes tyre u zhvillua një bisedë e këndshme që befasoi Elvisin


Elvisi: si te shkuan këto ditë ti je një princeshë!


Argita: faleminderit, mami qan po duhet të jetë trime se unë dola mirë, kur qan ajo më vjen edhe mua për të qarë

Elvisi: ne jemi të gjithë të gëzuar që ti çdo ditë e më shumë po bëhesh më mirë. Mjekët thanë se ti je rehabilituar shumë mirë. Unë do të shëroj ti po u sëmure, siç më shërove ti mua. A do vish tek shtëpia ime se ma ke premtuar? Merre Fatmën dhe vajzën. Unë vajzën tënde e pashë tek facebook-u yt, e kishe shumë të bukur. Tani do rrish këtu se do të bëj një surprizë

Elvisi: Nuk iki unë, nuk kam nga të lëviz tani.


Argita i tregon një kuti me çokollata: tani merr një për vete, për fëmijët dhe për Fatmënpër të gjithë


Elvisi: Po ti nuk do të mbetet gjë tani

Argita: Po ti më ke shëruar! Tani nuk do më shajnë më shokët dhe shoqet, sot do kthehem në shtëpi, më ka marrë malli për vëllain. Ai më do shumë, është tre vjeç.


Ekipi i emisionit Shqiptarët për shqiptarët përcolli kështu Argitën në banesën e saj duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe forcë për të përballuar ndërhyrjet e vogla që do të kryejë në vazhdimësi.