Elvis Sina është blerja e fundit e kampionëve të Shqipërisë, Dinamo. Ish-futbollisti i Tiranës, në fillim të merkatos u raportua si lojtari i Vllaznisë, por me sa duket Sina nuk ka mbetur i kenaqur nga oferta shkodrane.
29-vjecari Sina, i cili më parë ka luajtur edhe me Elbasanin, mesa duket do të mbushë boshllëkun që la kroati Dario Bodrusic.
Si lojtar Sina ka fituar 7 kampionate me Tiranën dhe 5 kupa të Shqipërisë.
Te Dinamo mund të nënshkruajnë edhe dy lojtarë të kampionatit kroat: Ivan Brazovic dhe braziliani Gabriel da Silva. Në fokus për ekipin e trajnerit Ilir Daja është edhe mbrojtësi i Kastriotit, Julian Brahja.