Historia tronditëse e një gruaje, që lë të ikë të bijën drejt vdekjes pa mundur të bëjë asgjë, do të ringjitet sërish në skenën e Teatrit të Metropolit më datat 21 deri në 31 mars, për të vijuar dhe ditët e para të prillit deri më dt. 6 ora 19.00. Natën ma, vepra e shkruar nga Marsha Norman, tregon historinë e Telmës një grua në të 50-tat që jeton me të bijën 30-vjecare, Xhesin në një të njëjtën shtëpi. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj.


Ajo me qetësi i komunikon të ëmës një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brenda jetës rutinë, urgjentja brenda normalitetit, dëshpërimi brenda dashurisë. Nën interpretimin e jashtëzakonshëm të aktores nga Kosova Ilire Vinca, kjo vepër ka qenë një ndër më të pëlqyerat nga publiku kur u ngjit në skenë një vit më parë.


Në rolin e vajzës interpreton aktorja Egla Ceno, ndërsa regjia është e Ema Andreas. Natën, Má, drama fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman vjen si produksion ekskluziv dhe premierë absolute e teatrit Metropol, me regji të Ema Andreas dhe interpretimin e shkëlqyer të Ilire Vincës dhe Egla Cenos. Vepra është një dramë e fortë psikologjike, të cilën Adrea e ka trajtuar me shumë kujdes.


Autorja Masha Norman lind në vitin 1947 në Louisville. Vajza e një metodisti fundamentalist, që ka kaluar një fëmijri shumë të vetmuar. Nuk luan me fëmijët e tjerë, nuk mundet që të shikojë televizion. Por, kishte lejen që të luante në piano, të lexonte edhe të shkonte në teatër.


Vetmia e saj, është sipas saj, arsyeja që ajo u bë shkrimtare. Pasi u diplomua nisi që të punojë si gazetare në print, për të shkruar artikuj dhe recesione për librat, operat dhe filmat në Louisville Times. Opera e saj e parë, Getting aut (1977), e kërkuar nga Jon Jory, një drejtues teatri, për aktorë teatri, është vlerësuar si opera më e mirë, e prodhuar në një teatër rajonal, nga kritika e teatrit amerikan.


Pas suksesit të kësaj vepre, transferohet në Nju Jork, dhe shkruan Cirus Valentine (1979). Në vitin 1983, shkruan Natën ma, me të cilin fiton, Pulitzer. Disa vite me vonë shkruan romanin e saj të parë, The fortune teller dhe vazhdon me Four plays (1988) dhe The secret garden (1991) një muzikal për Broadway, i cili fiton Tony Award dhe Drama dask award. Që nga viti 1994 është anëtare e faktultetit Juilliard School.






























Gazeta Shqip