Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, do të jetë sot në Komisionin parlamentar të sigurisë, ku krahas raportit vjetor do të dëgjohet nga ligjvënësit dhe mbi skandalin e publikuar në televizionin e Ora Neës, në lidhje me emërimet dhe shkarkimet në kupolën e SHISH, por dhe mbi akuzat e Ministrisë së Brendshme, për mosdhënie informacioni për rastet kriminale në vend.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbylluara, vendim ky që është kontestuar mbledhjen e kaluar nga opozita, ku krahas kësaj u kërkua që për sqarimet në lidhje me mosbashkëpunimin me Ministrin e Brendshëm, kreu i SHISH t`i japë në një seancë tjetër të posaçme.
Në rend të ditës:
Raportim i Kryetarit t SHISH z. Visho Ajazi:
1. Mbi veprimtarin e Shrbimit Informativ Kombtar pr vitin 2013.
2. Informacion lidhur me bashkëpunimin e Shrbimit Informativ dhe Ministris s Brendshme pr çështjet e ngritura n krkesn e deputetve t Partis Demokratike n Komision.
3. Informacion rreth problematiks s ngritur n emisionin e televizionit Ora Neës pr shkeljen e ligjit mbi emërimet t drejtorit t SHISH
4. Informacion lidhur me përmbajtjen e Shkress sekret, Krkes Operative nr.1478, dat 2.12.2013, dërguar drejtorve t SHISH n prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona t implikuar n veprimtari antiligjore, t emëruar n pozicione drejtuese n Policin e Shtetit.