Alma Hicka do të jetë Avokatja e re e Shtetit. Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama, në një postim ne faqen e tij në rrjetin social Facebook.Rama ka vleresuar rezultatet e Hickes ne Shkollën e Lartë të Magjistraturës,dhe karrierën, si gjykatëse e shkallës së parë dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Avokatja e shtetit duhet te mbroje interesat e vendit ne betejat ligjore nderkombetare. Nese nuk gjendet nje marreveshje me kompanine ceke Cez,kjo do te ishte ceshtja e pare e rendesishme e Hickes,per nje dosje te nxehte ne Arbitrazhin Nderkombetar.