Përballjen me Europën e ka marrë përsipër i vetëm dhe premtimet që Merkel e Macron i kanë bërë kryeministrit Conte në kancelaritë e tyre nuk e kanë ngrohur aspak ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, i cili gjithmonë e më tepër po konfirmon pozitën e tij si kreu defacto i ekzekutivit.


Për të treguar se Italia ka vendosur një standard të ri për emigrantët me ardhjen në krye të qeverisë populiste, Salvinika kërcënuar sot hapur BE-në se, nëse blloku nuk merr masa për të mbrojtur kufijtë e tij nga emigrantët e mbërritur nga Afrika, Italia është gati të rinegociojë angazhimet financiare për mbrojtjen humanitare.


“Ne kemi nevojë për kritere objektive”, shpjegoi ministri i Brendshëm i Italisë.


“Situata është e vështirë dhe askush nuk po na dëgjon ne në Evropë. Ne do të shqyrtojë mbrojtjen humanitare, 30% të totalit, pasi duhen kritere objektive”, tha Salvini.


Duke iu referuar takimit të ardhshëm të BE-së, qeë do të hedhë bazat e një politike të re për përballimin e krizës së emigrantëve, Salvini shtoi se, “BE ose duhet të ketë një propozim të dobishëm, gjithashtu për të mbrojtur refugjatët, ose duhet të ndryshojë rregullat aktualë.


Salvini theksoi se është “optimist për të gjetur një marrëveshje të kënaqshme për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, pasi të gjithë janë dakord.


Le të shohim nëse pas viteve me llafe boshe, këta do të kalojë te faktet. Ne nuk mund të paguajnë gjashtë miliardë në vit për BE dhe të marrim gishtin, nënvizoi lideri i Lega Nord.


Më pas ai shtoi: Unë do të jem i detyruar të rishqyrtoj kontributin. Nëse dikush në BE mendon se Italia duhet të vazhdojë të jetë vend zbarkimi dhe kampesh refugjatësh, e ka kuptuar gabim.


Qasja e tij e ashpër ndaj emigrantëve ka fituar mbështetjen e partnerit të koalcicionit qeverisës, kreut të 5 yjeve, Luigi Di Maio, i cili pajtohet me idenë që organizatave joqeveritare që shpëtojnë emigrantë tiu mohohet hyrja në portet italiane.


Ne i shpëtojmë emigrantët me Marinën tonë dhe Rojet tona Bregdetare. OJQ-të të shkojnë në ndonjë vend tjetër, deklaroi Di Maio.


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)