Proactiva Open Arms publikon një foto shkatërruese të dy trupave dhe akuzon Romën: “Lëreni të vdisni nga Libianët të cilët janë punësuar nga qeveria italiane”


Libia ka lejuar dy gra dhe një fëmijë të vdesin në bordin e një varke që po mbytej. Ankesa vjen nga Proactiva Open Arms që publikon edhe fotografitë e dy trupave në det, midis mbetjeve të një varke.


Në bordin e anijes OJQ që zbuloi trupat ishte edhe deputeti i LEU, Erasmo Palazzotto, i cili shkroi: “Matteo Salvini, të paktën sot ki mirësjelljen dhe respektin për të heshtur dhe për të hapur portet”.


Roja bregdetare libiane tha se kishte zbuluar një anije me 158 njerëz, të cilëve ju ofroi ndihmë mjekësore dhe humanitare, – shkroi themeluesi i OJQ-së, Oskarin Camps por ata nuk kanë thënë se lanë dy gra dhe një fëmijë në bordin e anijes së mbytur, sepse ata nuk donin ti merrnin në anijen  e patrullimit”.


“Kur arritëm, – thotë Camps gjetëm një nga gratë ende të gjallë, por për fat të keq nuk mund të bënim asgjë për gruan dhe fëmijën tjetër”.


17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)