Një djalë tetë vjeçar nga Guatemala ka vdekur në paraburgimin e qeverisë amerikane, thonë autoritetet e emigracionit.


Djali vdiq pak pas mesnatës në ditën e Krishtlindjeve, thanë Doganat e SHBA dhe Mbrojtja Kufitare.


Në një deklaratë, agjencia tha se tetëvjeçari kishte shfaqur të hënën “shenjat të mundshme sëmundjeje”.


Raportoohet se ai dhe babai i tij u dërguan në një spital në Alamogordo, Neë Mexico, ku djali u diagnostikua me të ftohtë dhe ethe dhe ju dha receta për amoksicilin dhe ibuprofen.


Ai u kthye në spital të hënën mbrëma pasi filloi të kishte të vjella dhe vdiq atje vetëm disa orë më vonë, shtoi deklarata.


Agjencia tha se shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar dhe se inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe qeveria e Guatemalës ishin njoftuar.


Është hera e dytë këtë muaj që një fëmijë emigrantësh ka vdekur, teksa është arrestuar pas kalimit të kufirit SHBA-Meksikë.


Në rastin e mëparshëm, një vajzë shtatëvjeçare, gjithashtu nga Guatemala, vdiq disa orë pasi u arrestua.


Zyrtarët amerikanë thanë se ajo ishte përpjekur të kalonte kufirin Meksikë-SHBA në mënyrë të paligjshme me familjen e saj.


Vajza nga Guatemala, që autoritetet atje e quanin Jackeline Caal, vdiq nga dehidrimi dhe tronditja. Zyrtarët e kufirit u cituan të thoshin se ajo nuk kishte pasur ushqim apo ujë për disa ditë.


Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore në kufirin amerikan. Emigrantët thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador.


Shumë prej tyre thonë se qëllimi është të vendosen në SHBA pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se kushdo që gjendet duke hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do të përballet me arrestimin, ndjekjen penale dhe dëbimin.


25 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)