Londra dhe Parisi kanë nënshkruar një marrëveshje mbi kontrollin e emigracionit në kufirin e tyre. Ky zhvillimi erdhi gjatë samitit të 35-të mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës që u mbajt në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, pranë Londrës.


Emmanuel Macron dhe Theresa May nënshkruan një akord të ri që synon të forcojë menaxhimin e përbashkët të kufirit me një trajtim më të mirë të të miturve të pashoqëruar që kërkojnë azil, thuhet në një deklaratë të lëshuar në fund të takimit mes kryeministres britanike dhe presidentit francez.


Marrëveshja parashikon një kontribut shtesë prej 50 milionë eurosh nga Londra për kontrollin kufitar në Kale, nga ku shumë emigrantë, përfshirë shtetas shqiptarë, përpiqen të kalojnë Kanalin për të arritur në Angli.


Kryeministrja britanike thekson se në bazë të akordit, dy vendet do të bashkëpunojnë më shumë me vendet e origjinës së emigrantëve. Ndërsa, presidenti Macron nënvizoi se fëmijët në Kale janë një sfidë e përbashkët e Londrës dhe Parisit. Ndërkohë, lideri francez tha në fund, se kjo marrëveshje nuk do të ndryshojë edhe pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.


19 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)