libi1Numri i emigrantëve të vdekur në brigjet e Mesdheut është dyfishuar sivjet. Krahasuar me vitin 2014 ku ishin 1600 të vdekur, këtë vit janë 3200. Ky shqetësim është ngritur nga drejtori i shoqatës së emigracionit Gian Carlo Perego. Sipas tij më shumë se 700 fëmijë kanë vdekur deri më tani.


Perego ka sulmuar fort kontinentin e vjetër. “Europa që gjen gjithmonë burime për të bombarduar, nuk gjen dot të ardhura për të shpëtuar viktimat e pafajshme. Operacioni ‘Triton’ nuk ka mundur të shpëtojë jetët e njerëzve”, ka deklaruar ai.


Gjithashtu kreu i shoqatës ka theksuar se ky është një turp që rëndon mbi ndërgjegjen europiane. Sipas tij, Europa gjen pretekstin e sulmeve terroriste për të mbyllur kufijtë.


9 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Emigrantët, sivjet 700 fëmijë janë mbytur në det u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.