Pas shumë udhëtimeve nëpër pistat e pasarelave botërore, modelja shqiptare ka vendosur të kthehet në vendlindje. Ajo së fundi qëndroi përreth një javë në qytetin spanjoll të Barcelonës, për të promovuar veshjet e kompanisë franceze “Defend Coexist”.




Bëhet fjalë për bukuroshen Emina Cunmulaj, e cila ka njoftuar ndjekësit e profilit të saj zyrtar në rrjetin social “Instagram” se pas Katalonisë, do të vizitojë Malin e Zi. “Next stop ... #Montenegro (Ndalesa e radhës, Mali i Zi)”, ka shkruar top modelja 29-vjeçare në “Instagram”, duke mos dhënë detaje nëse është duke shkuar për punë apo vizitë familjare.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


Kujtojmë se Emina ka lind në Nju-Jork nga prindër shqiptar të Malit të Zi, ndërsa kjo nuk është hera e parë që e viziton vendlindjen e prindërve të saj. Kohë më parë kishte deklaruar se njëri ndër vendet e preferuara të saja është pikërisht Mali i Zi dhe se me kënaqësi sa herë gjen kohë të lirë viziton bregdetin malazez.