Eminem është pranë ribashkimit për herë të tretë me ish-bashkëshorten e tij, Kim Scott. Lajmi është njoftuar nga e ëma e Kim, e cila për Radaronline tha se çifti është më pranë se kurrë ribashkimit të tyre.


Ligjërisht reperi 41-vjeçar është i martuar ende me Kim, pavarësisht që prej vitit 2006 ata nuk jetojnë më bashkë.


Martesa e tyre e parë u bë më 1999, për t’u ndarë dy vjet më vonë. U rimartuan sërish në 2006-ën dhe brenda të njëjtit vit u ndanë sërish. Së bashku ata kanë një vajzë 17-vjeçare, të quajtur Hailie. /Indeksonline/