Reperi me famë botërore Eminem ka bërë një këngë kundër presidentit të Amerikës Donald Trump.


Në këngën e titulluar The Storm që u transmetua në BET Hip Hop Awards mbrëmjen e së martës ai i referohet Trump si një racist dhe kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor.


Reperi edhe vitin 2016 me këngën Campaign Speech dhe në Big Sean me “No Favors” ka sulmuar Trump dhe ka kritikuar përkrahësit e tij, por këtë herë mori nëj hap më tej më fansat e tij. Ai iu ka kërkuar atyre të bëjnë një zgjedhje të mbështesin presidentin ose të jenë përkrah tij.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter