Tirana aktualisht ka 1238 rrugë të emërtuara. Emrat e rrugëve të kryqytetit janë emra të personaliteteve të shquara të vendit, por edhe të rajonit dhe botës. Eksperti për probleme të trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Tiranës, Valter Gjoni, është shprehur se propozimi i emrave bëhet nga qytetarët, organizatat e ndryshme dhe Akademia e Shkencave. Përzgjedhja dhe zyrtarizimi i tyre bëhet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Pavarësisht nga preferenca e komunitetit të njësive bashkiake përkatëse, vendosën edhe emrat e rrugëve, Valter Gjoni sqaron se rrugët mund të emërtohen edhe nga emra të tjerë perveç atyre emrave të shquara dhe të njohura .

Por, rrugët e Tiranës nuk përfundojnë me kaq. Akoma vazhdon procedura e propozimit të emrave për rruge të tjera të kryeqytetit. Sipas Valter Gjonit zhvillimi i kryeqytetit kërkon gjithmonë dhe emërtime të reja rrugësh.