Doreheqja e Fatmir Mediut, si minister i Mbrojtjes, rihapi menjehere brenda qeverisjes se djathte edhe diskutimet e ndarjes se posteve ne qeveri. Keshtu qe, ne oret e para te mesdites, pas paraqitjes se doreheqjes se Mediut te Kryeministri Berisha, nisen edhe zerat e pare per pasuesin e Fatmir Mediut ne krye te Mbrojtjes, se ka pak gjasa te jete nje republikan. Burime prane Grupit te mazhorances bejne te ditur se emrat qe diskutohen per te qene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes jane ato te kryetarit te Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova dhe deputetit te Partise Demokratike, Dashnor Sulaj. Por, largimi i kreut te PR-se, Mediu, nga ky post ka sjelle debate edhe mes republikaneve. Gjate mbledhjes se Kryesise se PR-se perpara se te dorezonte doreheqjen, Fatmir Mediu eshte perballur me kerkesen e anetareve te Kryesise se PR-se per te mos e dhene doreheqjen nga kjo detyre, derisa Shqiperia te provonte shanset per te marre ftesen ne NATO ne samitin e Bukureshtit ne fillim te muajit prill. Nderkohe qe Madhi deklaroi mbreme se do te ishte me efikase, qendrimi ne detyre i Mediut, deri pas marrjes se fteses.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lajmin per doreheqjen e tij ia ka komunikuar me pare anetareve te Kryesise se Partise Republikane ne nje mbledhje urgjente ne oret e para te paradites se djeshme. Por, ne mbledhjen e Kryesise se PR-se, Mediu eshte perballuar me kerkesen e republikaneve per mosdhenien e doreheqjes nga ana e tij. Kjo sepse anetaret e Kryesise se PR-se kane theksuar se doreheqja ne keto momente e ministrit te Mbrojtjes do te ndikonte edhe ne marrjen ose jo te fteses se Shqiperise per ne NATO. Kryesia e PR-se i ka kerkuar Mediut te jape doreheqjen per tragjedine e Gerdecit menjehere sa te perfundojne punimet e samitit te Bukureshtit, me datat 2-4 Prill. Por ish- ministri i Mbrojtjes, Mediu, ka theksuar se ai e kishte marre tashme vendimin per doreheqjen dhe se ne loje ishte emri i tij si politikan. Si ish-kreu i dikasterit te Mbrojtjes, Mediu kishte theksuar se ndjente pergjegjesi morale per ngjarjen e ndodhur ne Gerdec, 4 dite me pare. Pakenaqesite e Kryesise se PR-se nga ky vendim nuk e penguan Fatmir Mediun qe ne oren 12:00 t'i paraqiste Kryeministrit Berisha doreheqjen e tij dhe me pas ne oren 16:00 te bente ate publike perpara medieve ne ambientet e Ministrise se Mbrojtjes.
Ndonese Kryeministri Berisha beri te ditur ne nje konference per shtyp pasditen e djeshme se emri i ri i ministrit te Mbrojtjes do te publikohej se shpejti, pas procesit te negociatave, burime prane mazhorances bejne te ditur edhe emrat e pare qe qarkullojne per kete post ministror. Keshtu, burimet bejne te ditur se emrat qe diskutohet se do qendrojne ne krye te Ministrise se Mbrojtjes jane ato te kryetarit te Partise Bashkimi Liberal Demokrate, Arian Starova dhe deputetit te Partise Demokratike, Dashnor Sulaj. Kandidatura e kreut te PBLD-se, Arian Starova, mesohet se eshte diskutuar gjeresisht per faktin se deputeti Starova eshte nje njohes i mire i Aleances se Atlantikut, i cili eshte pjese edhe e komisionit te kesaj aleance. Por nuk perjashtohet mundesia e caktimit te njerit prej zv.ministrave ne postin e Ministrit te Mbrojtjes, deri ne emerimin e drejtuesit te ri. Vendosja e nje emri jashte republikaneve ne krye te Ministrise se Mbrojtjes, do te thote se nje tjeter minister i PD-se ne qeverine Berisha do te largohet si pasoje e marreveshjes PD-PR per ndarjen e posteve ministrore.
Madhi: Ende heret per zevendesuesin e Mediut
Kreu i Grupit parlamentar te PR, Arian Madhi, pak ore pas doreheqjes se Mediut, nuk ka munguar te shprehe konsideratat me te larta per te si politikan dhe si drejtues i dikasterit te Mbrojtjes. "Akti i doreheqjes se ministrit Mediu eshte nje akt civil, pavaresisht se ai nuk ka pergjegjesi per c'ka ndodhur", ka qene deklarata e Madhit. I cili, duke folur per zerat qe qarkullojne ne lidhje me pasuesin e mundshem te Mediut ne krye te dikasterit te Mbrojtjes, eshte shprehur qarte se diskutimi i emrave ne kete moment emergjence eshte i parakohshem dhe nuk ka sens. Pernjeheresh, ai eshte shprehur se te 12 deputetet qe ka Grupi parlamentar republikan jane te angazhuar teresisht ne funksion te integrimit ne NATO. Duke lene per te kuptuar se pesha reale e kesaj partie i shkonte per shtat vetem drejtimit te Ministrise se Mbrojtjes dhe asnje dikaster tjeter nuk do te justifikonte peshen reale te kesaj partie ne perberje te qeverise.