Premtimet e Sekretarit të Brendshëm për të dëbuar kriminelët e huaj, janë hedhur në dyshim nga dështimet e reja për të siguruar largimin përfundimtar të shkelësve.


30661888-0-image-m-26_1594515260187


Mail shkruan sot se ka zbuluar dy raste të reja që demonstrojnë nevojën urgjente për legjislacionin e ri të dëbimit të shpejtë, të premtuar muajin e kaluar nga Priti Patel.


Në një rast, një gangster shqiptar i burgosur për gjashtë vjet për drejtimin e makinës së tij me shpejtësi duke rrezikuar jetën e policisë ndërsa kishte rreth 1 mln paund kokainë me vete, shmangu dëbimin me argumenti se rrezikohej nga gjakmarrja nëse do të dërgohej në shtëpi.


Në anën tjetër, një refugjat irakian i shpëtoi dëbimit pasi u lirua më shpejt nga burgu gabimisht dhe vazhdoi të ishte mbret i grupeve famëkeqe.


Rastet nxjerrin në pah pengesat ligjore me të cilat përballen autoritetet kur përpiqen të dëbojnë kriminelë seriozë të huaj.


Tre javë më parë, zonja Patel u tha Commons: Pozicioni i qeverisë është, nëse abuzoni me mikpritjen tonë dhe bëni krime në Mbretërinë e Bashkuar, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’ju larguar.


Megjithatë, numri i shkelësve seriozë të dëbuar ka rënë me gati 40 për qind në katër vitet e fundit – nga 5,218 në 2015 në 3,225 vitin e kaluar.


David Spencer, drejtor i hulumtimit në Qendrën për Parandalimin e Krimit, tha: “Është skandaloze që ka mijëra kriminelë të huaj që jetojnë lirshëm në komunitetet tona kur duhet të ishin deportuar prej kohësh.”


Një shkelës i tillë është Resul Rahova, një shqiptar i dënuar si tregtar i drogës. Pasi arriti këtu në tetor 2011, atij iu dha statusi i refugjatit me leje të kufizuar për të qëndruar deri në shkurt 2017.


Atij iu dha një dënim me burg për 6 vite për veprat penale të drogës në vitin 2016, por ai ia dol me sukses të shmangte dëbimin duke pretenduar rrezikun e gjakmarrjes në Shqipëri.


Me gjithë përpjekjet e mëtejshme për ta larguar nga Britania, atij i është lejuar të qëndrojë në bazë të Ligjit për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, refugjati irakian dhe tregtari i dënuar i drogës Serook Saeed, 33 vjeç, shmangi dëbimin pasi u lirua herët nga burgu gabimisht.


Ai shfrytëzoi lirinë e tij për t’u bërë një shef i drogave në rrethe. Saeed, i cili argumentoi se jeta e tij do të ishte në rrezik në Irak, tani është përsëri prapa hekurave pasi u dënua për drejtimin e një bande që drejtonte heroinë dhe kokainë nga Londra për në Kent.


Mbrëmë, Zyra e Brendshme tha: Dëbimi u ndoq me këmbëngulje ndaj të dy këtyre personave … Ne do të konsiderojmë një veprim të ri të dëbimit. Sekretari i Brendshëm është duke kërkuar reformimin e sistemit për të siguruar që ata që vijnë në këtë vend dhe kryejnë krime mund të dëbohen më shpejt.