Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka prezantuar para investitorëve të huaj në Zagreb të Kroacisë potencialet e mëdha energjitike të Shqipërisë.
Zoti Gjiknuri ka marrë pjesë në forumin Broën, i organizuar nga ambasada amerikane në Kroaci. Gjatë fjalës së tij ai ka ftuar sipërmarrësit e këtij sektori të investojnë në Shqipëri, duke përmendur projektet e Skavicës dhe Vjosës. Po kështu, Gjiknuri ka vlerësuar maksimalisht edhe projektin e gazsjellësit Trans Adriatik dhe ka kërkuar mbështetjejen e Bashkimit Evropian për degëzimin e këtij gazsjellësi me Jon-Adriatik. Gjatë punimeve të forumit, Ministri Gjiknuri është takuar me zv.ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për burimet energjitike, Julia Nesheiuat dhe personalitete të tjera në fushën e energjisë. / Top Channel