Prodhuesit e energjise nga era pritet qe ne vitin 2010 te nisin prodhimin e energjise edhe ne Shqiperi, permes biznesit qe do te sjellin investitoret e huaj, ne bashkepunim me ata vendas. Sipas Entit Rregullator te Energjise (ERE), deri tani jane licencuar disa subjekte per prodhimin e energjise nga era, me kapacitet rreth 270 ME. Qeveria miratoi vendimin qe nje siperfaqe pyjore prej 95.746 ha ne rrethin e Vlores, te sherbeje per ndertimin e nje parku per prodhimin e energjise nga era, nga firma "Enpower Albania". Ne kete siperfaqe do te vendosen anemometrat, nenstacionet, rruget, shtyllat e tensionit te larte, infrastruktura lidhese elektrike, aerogjeneratoret, etj, te nevojshme per funksionimin e parkut energjetik me ere ne brinjat e Fushes-Karaburun, Kume-Shashice, Ana e Detit-Palase, Parku Pyjor Llogara dhe ne ekonomite kullosore Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashice, Shashice-Gumenice, Ana e Detit. Tregu tashme eshte hapur, pas studimeve te kryera ne zona te ndryshme te vendit per mundesine e shfrytezimit te eres per prodhimin e energjise.