Enkelejdi ishte banori që la shtëpinë e Big Brother këtë javë dhe ashtu sic është bërë traditë tashmë, në Fans Club Albania ai foli për përvojën e tij në këtë aventurë.
“Ka qenë një përvojë e shkëlqyer dhe shumë e bukur. Ka qenë një mister për mua aty brenda. E parë nga jashtë është më e thjeshtë. Unë u ngatërrova aty brenda”, tha ai. Sa për bashkëshorten e tij, amerikanen Suzana, e cila për mediat shqiptare kishte deklaruar për një “pakt” mes saj dhe Enkelejdit për “t’i dhënë dorë të lirë njëri-tjetrit”… “Nuk kam komunikuar akoma me të. Më intereson që të komunikoj me të, por s’kam patur kohë. Kam patur gjithë këto takime. Është e vërtetë, kemi bërë disa… kemi rënë dakort në disa gjëra me njëri-tjetrin në këto dy vitet e fundit deri sa të rilidhemi prap”, tha ai. Arsyeja që vendosi të ndërmerrte aventurën në Big Brother? “U futa brenda vetëm për 100 milionët”, u përgjigj shkurt ai. Duke komentuar deklaratat e dhëna nga banorët e mbetur në garë, pas daljes së tij… “Dëgjova që thanë që po bëja eksperimente në kuzhinë, por ata ishin të parët që mezi prisnin që unë të gatuaja. Sic duket në Big Brother nuk fiton ai që është me kulturë dhe edukatë”, u përgjigj ai. Në fund Enkelejdi deklaroi se është përpjekur të qendrojë “në rrugën e Zotit” dhe të ketë një mirësjellje me të tjerët, ndërsa sa për planet për të ardhmen… “Duke parë dhe duke bërë. S’kam plane. Mendoj që kam humbur shumë kohë duke mos bërë gjithmonë gjërat që më pëlqenin, ndaj do gjej më shumë kohë të bëj gjërat që më pëlqejnë”, përfundoi ai. / Top Channel