enrico lerttaPresidenti i rizgjedhur italian Giorgio Napolitano ka mandatuar zëvendëssekretarin e Partisë Demokratike, Enrico Letta që të formojë qeverinë e re.


Lajmin për caktimin e politikanit të qendrës së majtë, e ka dhënë sot Donato Marra, i cili është shefi i sekretariatit presidencial.


Letta konsiderohet si politikan i moderuar i cili është i pranueshëm edhe për partitë e qendrës së djathtë. Ai është edhe nipi i Gianni Letta, shefit të kabinetit të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.


Mandatimi i Enrico Letta, pritet ti jap fund bllokadës dy muajshe të parlamentit të Italisë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan në shkurt të këtij viti.


Në deklaratën e tij, Letta theksoi se në rast se do të marrë votëbesimin për të udhëhequr Italinë, veprimi i tij i parë do të jetë ndryshimi i programit të shkurtimeve, për të ndrequr problemet me borxhin e jashtëm.

24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)


 


Enrico Letta është kryeministri i ri Italisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email