Rikthehet dimri në mes të pranverës, në një fenomen që përsëritet thuajse çdo vit në Shqipëri.


Pas ditëve të nxehta me diell, parashikohet që në këtë fillimjave, i gjithë vendi të goditet nga moti i ftohtë.


Rrebeshe shiu do të ketë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa nuk përjashtohen dhe reshjet e dëborës në zonat malore.


Reshjet e shiut që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme do të vazhdojnë deri në fund të javës, sipas meteorologëve.


Ulja e ndjeshme e temperaturave do të ndihet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë gjithë javës, ndërsa prej fundjavës në datat 14-15 prill metereologët kanë parashikuar sërish ndryshime duke qenë se pranvera njihet edhe si stina ku parashikimet pësojnë luhatje të menjëhershme.