Pas pushtimit të qytetit të Afrin, Turqia është e gatshme të veprojë ushtarakisht për të dëbuar kurdët nga pjesa tjetër e Sirisë veriore dhe Iraku i veriut.


Kjo u njoftua nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, një ditë pas hyrjes së trupave të Ankarasë dhe trupat aleate tw milicisë lokale nw enklavën e saj kurde. Qytetet siriane të Manbijit, Ayn al-Arab, Ras al-Ayn dhe Qamishli mbeten në duart e ushtrisë.


Turqit, pas Afrin, po synojnë Kobane, qytetin simbol të hakmarrjes kurde kundër ISIS. Erdogan vazhdoi të kujtojw se, dy muaj pas fillimit të operacionit ushtarak “Dega e Ullirit”, u neutralizuan 3622 anwtarw tw milicisw kurde YPG dhe ISIS (të vrarë, plagosur apo kapur).


Përveç kësaj, ai shtoi: “Ne e ftuam Bagdatin për të zgjidhur problemin” me PKK kurde. “Nëse bashkëpunimi nuk ndodh, ne do të ndërhyjmë edhe në Sinjar, në Irakun verior.


“Një natë mund të hyjmë në Sinjar papritmas”, përfundoi lideri turk, duke kujtuar të njëjtën shprehje të përdorur para intervenimit ushtarak në Afrin.


19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)