Kryeministri i Turqise Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar te derguarit amerikane per shpifje pasi qe ne publikimin e postes diplomatike nga WikiLeaks thuhet se ai ka llogari ne bankat zvicerane.


Reuters shkruan se ne mesazhet e leshuara nga WikiLeaks zbulohet po ashtu nje raport kompleks ne mes te SHBA-se dhe aleatit te saj te NATO-s ku diplomatet amerikane dyshojne per orientimin perendimor te Ankarase ne kohen kur kishte perplasje me zyrtaret turq mbi programin berthamor te Iranit.


Shtetet e Bashkuara duhet ti therrasin diplomatet e tyre per te dhene llogari ka thene Erdogan.


Pikesepari SHBA-ja eshte pergjegjese per shpifjet qe diplomatet kane bere me intepretimet e tyre te gabuara. Ka genjeshtra dhe te paveteta ne keto dokumente ka thene Tajip Erdogan.