Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar taktikat e kundershtareve te tij politike gjate fushates per referendumin ne lidhje me ndryshimet kushtetuese te propozuara prej tij.

Ne nje interviste per BBC-ne ne prag te referendumit te se djeles zoti Erdohan e akuzoi opoziten per dezinformim dhe ate qe e cilesoi si propagande qe nxin.

Si anetar i nje partie ne kete lloj votimi nuk eshte e lehte ta distancosh veten nga forca politike te ciles i perket dhe ti bashkohesh kauzes popullore. Aktualisht po zhvillohet nje fushate dezinformimi dhe propagande qe nxin realitetin. Opozita pretendon se keto reforma jane projekti im personal apo i partise sime. Keto jane pretendime te pabazuara tha kryeministri i Turqise Rexhep Tajip Erdohan.

Partite e opozites thone se propozimet e kryeministrit synojne ti japin me shume kontroll qeverise ne emerimin e drejtuesve te larte te gjyqesorit.

Kushtetuta aktuale u paraqit nga ushtria ne vitet 80-te.