Ankara - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, ka fituar një popullaritet të madh në mbarë botën pas kundërshtimeve që bërë në Davos ndaj presidentit izraelit, Shimon Peres. Revista “The Economist” ka analizuar sjelljen e kryeministrit turk Erdogan në Davos dhe reagimet botërore ndaj tij. Si rezultate i studimit të “The Economist”, Erdogan mbetet lideri turk më i përfolur pas Ataturkut. “Erdogan shokoi të gjithë ekspertët e ekonomisë dhe të politikës që ndodheshin në sallë”, thekson revista prestigjoze.