Davos - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar sipas kushteve që ky I fundit ka vendosur. Pjesëmarrës në Forumin Botëror të Ekonomisë – Davos, Erdogan u shpreh se për arritjen e një marrëveshjeje me FMN-në është vendosur të ketë një ndërprerje prej 10 ditësh. “Është e pamundur të nënshkruajmë një marrëveshje me FMN-në sipas kushteve që ajo vendos”, ka thënë Erdogan.