Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të takohen sot në Moskë.


Turqia ka njoftuar se takimi do të përqendrohet në propozimin e Ankarasë për krijimin e një zone të sigurisë në Siri.


Një komunikatë e lëshuar para takimit nga ana e Kremlinit, thotë se presidentët Putin dhe Erdogan do të diskutojnë për Sirinë. Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta të konfliktit në Siri.


Rusia mbështet Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është në anën e luftëtarëve opozitarë të cilën janë kundër qeverisë së Assadit.


Por Rusia dhe Turqia janë pajtuar për të koordinuar operacionet në teren pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria.


Gazeta Shqip