Presdienti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se sulmet ajrore ruse në Siri kanë pasur në shënjestër forcat e matura opozitare, jo DAESH-in.

Erdogan këto deklarata i bëri të ditura të premten gjatë një interviste televizive për Al Jazeera, transmeton AA.




Të mërkurën Rusia filloi sulmet ajrore për të mbështetur regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad. Moska insiston se këto sulme kanë shënjestër DAESH-in dhe grupet e bashkuara terroriste, por vendet perëndimore dhe aleatët e Gjirit besojnë se kundërshtarët e matur të Assad-it dhe civilët janë duke mbajtur barrën e bombardimeve ruse.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Presidenti turk, Erdogan gjatë intervistës tha se “Kemi mësuar se 65 njerëz kanë vdekur gjatë operacioneve të vazhdueshme ruse, përreth Hama, Homs dhe Halep-it. Kjo është shumë domethënëse. Sepse Rusia është shprehur në një deklaratë me shkrim për ambasadën tonë se do të luftojë atje kundër DAESH-it.




“Por, ajo (Rusia) nuk e bëri këtë kundër DAESH-it, në kuptimin e plotë të fjalës ajo e bëri këtë kundër opozitës së matur, e cila ka rezistuar regjimin. U vranë civilë. Ata injoruan vrasjen e civilëve”.




SHBA-të dhe disa aleatë të saj, përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite, të enjten lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimin mbi sulmet ajrore ruse.




Erdogani tha se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me vrasjet.

“Që kur jemi dy vende mike, do t’i pyes ata që t’i shqyrtojnë hapat e tyre për këtë çështje, sepse ne kemi një trishtim në këtë rajon dhe e mbajmë dhimbjen. Rusia nuk ka kufi me Sirinë, por unë kam kufi prej 911 kilometrave me Sirinë”, tha Erdogan.

Turqia është treguar mikëpritëse për refugjatët sirianë që nga fillimi i luftës civile në mars të vitit 2011 dhe tani ka strehuar rreth dy milionë njerëz në bazë të rregullativës për mbrojtje të përkohshme.




Presidenti turk Erdogan më tej u shpreh se “Ne kujdesemi për dy milionë njerëz. Rusia jo. Pse është Rusia aq e interesuar në Siri? Dua ta kuptoj këtë gjë”.