Sven Goran Eriksson mund të jetë trajneri i ri i Dinamos së Kievit, të paktën kështu bëjnë të ditur disa media ukrainase. E përditshmja "Sport Express" shkruan se suedezi ka qëndruar në Kiev gjatë javës së kaluar dhe është takuar me presidentin e Dinamos, Igor Surkis. Dinamo Kiev kryeson në kampionatin ukrainas me 3 pikë avantazh ndaj Shakhtar Donetsk, por aktualisht po kalon nëpër një fazë të vështirë, sidomos në Ligën e Kampionëve ku ka humbur të gjitha ndeshjet.