Avokati Altin Goxhaj u shpreh sot se nuk ka asnjë komunikim shkresor nga organi i akuzës, për mbyllje të çështjes hetimore në ngarkim të kreut të G99-ës Erjon Veliaj, lidhur me akuzën e ngritur në drejtim të tij, për evazion fiskal në shumën prej 5.4 milionë eurosh


Erion Veliaj ka deklaruar sot gjatë një deklarate për mediat se Prokuroria ka mbyllur çështjen penale ndaj tij. Reagimi i menjëhershëm vjen nga Avokati Altin Goxhaj, i cili ka bërë edhe denoncimin për shkeljet e rënda të Veliajt. Goxhaj hedh poshtë pretendimet e kreut të G99-ës duke shtuar se nuk ka ardhur asnjë njoftim nga Prokuroria për mbylljen e saj (është detyrim ligjor), por thotë se kjo ose është një manovër e të pandehurit Veliaj për të testuar reagimin e opinionit publik lidhur me rastin (siç bëri 3 muaj më parë) ose varianti 2-të është që Veliaj dhe Prokuroria kanë komunikim “underground” që diskrediton pavarësinë e institucionit. Avokati Goxhaj pretendon se ka prova të rënda dhe të pakundërshtueshme, sa që nuk ka prokuror të mbyllë çështjen pasi do përballej me abuzim me detyrën për fshehje apo falsifikim të provave penale. Ndër provat e thjeshta gozhduese janë fakti që Veliaj nuk ka paguar asnjëherë 10% tatim për të ardhurat e tij nga 5.4 milion euro të përvetësuara nga MJAFT-i i tij, dhe as ka paguar sigurimet, si dhe ka dhënë kredi pa liçencë! Goxhaj deklaron se në ditët në vazhdim do të ketë prononcime dhe veprime ligjore me konkrete në varësi të reagimit të Prokurorisë.

...