TIRANE- Ajo renditet ndër femrat më të njohura në Kosovë, si pasojë e angazhimit disavjeçar në media, si prezantuese, skenariste e producente. Ndërsa në Shqipëri, më shumë sesa për këto potenciale, ajo njihet si ish-gruaja e kantautorit Kastro Zizo, nga martesa me të cilin ka edhe një vajzë. Sidoqoftë, lajmi i sotëm nuk ka lidhje me asnjë nga sa thamë më sipër. 

Erleta Hoti, vajza simpatike nga Kosova pritet të kandidojë për deputete në zgjedhjet që do të mbahen këtë qershor nën logon e “Vetëvendosjes”. Kohët e fundit Erleta është kthyer në një argument për mediat kosovare, pas deklaratave kundra qeverisë, prej të cilave rrezikoi edhe vendin e punës në televizionin publik. Erleta Hoti është vajza e veprimtarit politik Ukshin Hoti.
(m.a/bluetooth/BalkanWeb)