Ertugrul do të largohet përfundimisht nga seriali? Përgjigjet kompania e produksionit









Megjithëse kohët e fundit janë shtuar zërat se Ertugrul ka përfunduar kontratën dhe nuk do të nisë sezonin e 4-t të Ertugrul, nga kompania e produksionit vijnë lajmet zyrtare se nuk ka asgjë të vërtetë. Seriali që ka thyer rekordet në shikueshmëri ka nisur transmetimin e sezonit të 4-t në Turqi dhe së shpejti pritet të transmetohet edhe në ekranin e Televizionit Klan.




Nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet, kuptohet se Ertugrul po shkon drejt fundit, por producentët nuk kanë ndër mend të zbulojnë më shumë detaje.


Në përgjigje të thashethemeve për aktorin kryesor Engin Altan Dyzyatan dhe kontratën e tij kompania e produksionit ka deklaruar se nuk është vendosur akoma, duke shtuar se një serial kaq i pëlqyer duhet të përfundojë pa iu mërzitur njerëzve.


Ertugrul nisi në vitin 2014 dhe ishte parashikuar të zgjaste vetëm tre sezone. Pasi arriti rekorde shikueshmërie, produksioni vendosi ta zgjasë.