Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në aeroportin
Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në vendin
tonë. Zonja Clinton u prit ne aeroport nga Ministri i Jashtem Edmond Panariti. Aktualisht eskorta e zonjës Clinton eshte nisur drejt Tiranes, ku destinacioni i pare eshte Pallati i Brigadave.
Ne takimin me Presidentin Bujar Nishani, Clinton do të marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të Urdhërit të Flamurit. Më parë këtë dekoratë e ka marrë bashkëshorti i saj, Bill Clinton dhe ish-presidenti tjetër amerikan, George W. Bush.
Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Clinton do të ketë një takim në Kryeministri me Kryeministrin Sali Berisha. Në mesditë sekretarja amerikane e Shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare.
Turi i ClintonClinton: Kroacia, shembull i stabilitetit
Vizita e Clinton, blindohet Tirana
Vizita e mirëkalkuluar e Clinton në Tiranë
Pas kësaj, zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do te largohet nga Tirana drejt Zagrebit.
Kjo vizite do te shoqerohet me masa te forta sigurie. Policia e shtetit ka njoftuar per te gjitha akset ku do të ndalohet qarkullimi.