Shprehja "Nevoja është nëna e shpikjes”, ishte ekspozuar
këtë muaj në qytetin Kembrixh, në kuadër të vlerësimit që Instituti i
Teknologjisë në Masachusets , akordoi për disa të të rinj që kanë bërë
novacione. Maura Farrely e Zërit të Amerikës, vizitoi këtë espozitë të
titulluar EurekaFest, dhe zbuloi se të rinjtë që kanë realizuar këto shpikje,
mendojnë në mënyrë globale, kur ata identifikojnë nevoja të përditshmërisë, që
duhet të zgjidhen nga shkenca.

Çdo
vit, rreth 6 milion arra kokosi nxirren në tregun global, duke e kthyer këtë
frut në një prej pjesëve më të rëndësishme të ekonomisë së vendeve të tilla si
India, Indonezia, dhe Filipinet. Por mënyra tradicionale e vjeljes së kokosit -
duke u ngjitur në trungun pa degë të tij -është e rrezikshme. Kështu një nxënëse e shkollës së mesme në Kaliforni,
mendon se ka gjetur një mënyrë më të mirë.

"Shpikja jonë është një robot, që ngjitet në trungun e
kokosit. Ne e zgjodhëm këtë sepse në vendet e zhvilluara, mënyra e vjeljes së
këtij fruti, është mjaft primitive. Ata që i mbledhin këto fruta, ngjiten me
këmbë dhe me duar, por kjo është mjaft e rreziksshme, sepse pemët janë reth 30
metra të larta”.

Shpikja e adoleshentes nga Kalifornia, për vjeljen e
arrava të kokosit, është një prej 16 shpikjeve, të gjitha të realizuara nga
nxënës të shkollës së mesme, që janë përfshirë këtë vit në "EurekaFest”.

Vjelësi i kokosit
është një shpikje në realizim e sipër. Ajo është një platform gjashtëkëndëshe e
cila mund të rrokulliset lehtësisht lartë e poshtë në çdo pemë kokosi, sado me
nyje dhe e përthyer që të jetë, por nxënësit po punojnë për të krijuar një krah
robot, i cili të këpusë arrat e kokosit. Josh Schular, drejtor ekzekutiv i
programit Lemelson-MIT, thotë se ajo që është e rëndësishmë është se nxënësit
kanë përcakëtuar një problem që kërkon zgjidhje.

"Është e vështirë që të identifikohet një problem, sepse
shpesh nuk problemet nuk janë gjithmonë evidente përpara se të kryhet një eksperiment më parë. Dhe të shohësh të rinj ap nxënës, që duan të pikasin dhe
të zgjidhin probleme, që flasin me njerëzit,- kjo është diçka mjaft e mirë”.

Martin Fisher, është fitues i programit
Lemlson Mit, këtë vit për Qëndrueshmërinë. Fisher fitoi cmimin prej 100 mijë
dollarësh, të EurekaFest, për punën që ai ka bërë në Afrikë. Mbasi ka realizuar
disa trajnime për inxhineri, ai shpiku një sërë popmpash ujitëse që janë mjaft
të dobishme për fermerët në Kenia dhe Tanzani.

"Është mjaft frymëzuese për mua të shoh mjaft prej
nxënësve që mendojnë për zgjidhjen e problemeve në vendet e zhvilluara. Kur
isha në shkollë në Cornell dhe Stanford,thuajse askush nuk mendonte për këto probleme. Është diçka e madhe të
shohësh të rinj, të cilët nisin që në shkollë të mesme, më tej në kolegj e
madje dhe kur diplomohen, që të mendojnë”cfarë mund të bëjmë realisht që të
ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve të mëdha të botës?”

Të gjitha shpikjet e realizuara në EurekaFest
janë prototipe. Nxënësit që kanë krijuar motorcikletën-për shembull-, nuk e
dinë nëse ajo mund t'i mbijetojë një përplasjeje apo jo, sepse motorcikleta që
ata kanë aktualisht në Masacusets, është e vetmja, dhe ata nuk duan që t'a
shkatërrojnë atë në një provë. Por të gjithë studentët shpresojnë, se një ditë
njerëzit anembanë botës do të përdorin shpikjet e tyre. //ii